Aktualitet

Humb betejën me COVID një mësuese në Fier, kolegët prekin me fjalët: E shtrenjta jonë Leta, edukove 40 breza! Në vitin e

13 Nëntor 2020, 09:02 Nga DOSJA
Humb betejën me COVID një mësuese në Fier, kolegët

FIER– Një tjetër mësuese e infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë në Fier. Mësohet se bëhet fjalë për mësuesen Violeta Liçaj, e cila punonte në shkollën 9 vjeçare “Liri Gero”.

Lajmi është konfirmuar nga kolegët e saj në shkollën ku edhe dha mësim për vite me radhë, duke mos i kursyer fjalët e mira për të. Mësuese Violeta konsiderohej si një model i nënës dhe mësueses modele. 

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges më të dashur , mësueses së përkushtuar, mikes tonë Violeta Liçaj. Sa dhimbje, sa trishtim ndjejmë të gjithë! Lamtumirë e mira,  e dhimsura, e shtrenjta jonë Leta! Ti i’u përkushtove arsimit, modeli më i mirë i mësuesisë dhe edukatore e nxënësve për 40 breza me radhë. Viti i fundit i arsimimit të nxënësve të ndau përgjithmonë nga kjo jetë. Modeli i gruas, i nënës, i mësueses së mrekullueshme plot pasion dhe përkushtim profesional. Na ke prekur të gjithëve mësues, nxënës dhe prindër. Do të na mungosh shumë e dashur… Të qoftë dheu i lehtë dhe u prefsh në paqe! LAMTUMIRË!,”-shkruhet në postimin e bërë nga shkolla. 

Deri më tani në Shqipëri, që prej rasteve të para të infektuara nga pandemia, janë shënuar 23211 të prekur. Nga prekurit kanë ndërruar jetë 598 persona, të cilët se kanë fituar betejën me pandeminë.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi nderron jete violeta liçaj viktimat e koronavirusit ne shqiperi violeta liçaj koronavirusi ne shqiperi nderron jete violeta liçaj viktimat e koronavirusit ne shqiperi violeta liçaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Nëntor 2020, 08:16

TIRANË– Zbardhen dëshmitë e dy personave të arrestuar në Lushnjë, të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë në skemën e trafikut ndërkombëtar të drogës brenda ka...