Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 41-vjeçari në Mallakastër, pritet ekstradimi në Itali (EMRI)

13 Nëntor 2020, 08:55 Nga DOSJA
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet

MALLAKASTËR– Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane është prangosur nga Policia e Shtetit. Myzafer Binaj, banues në fshatin Drizar të Mallakastrës është shpallur në kërkim nga Gjykata e Messinas në Itali, pasi akuzohër për trafik të lëndëve narkotike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Mallakastër

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Strukturat e DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit M. B., 41 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Messina, Itali, në korrik 2019, i ka vendosur urdhër-arresti për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet myzafer binaj policia e shtetit myzafer binaj policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Nëntor 2020, 08:16

TIRANË– Zbardhen dëshmitë e dy personave të arrestuar në Lushnjë, të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë në skemën e trafikut ndërkombëtar të drogës brenda ka...