Politike

Rama s’ndal sulmet nga Opozitës: Çeta e çakërdisur është tërbuar, duan tu fusin ankthin qytetarëve e t’ju kallin tme

11 Nëntor 2020, 18:24 Nga DOSJA
Rama s’ndal sulmet nga Opozitës: Çeta e çakërdisur

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish me sulme ndaj OPozitës, në një status në rrjetet Sociale, Rama shkruan se ‘çeta e çakërdisur’ ashtu siç e quan ai opozitën është tërbuar shumë sot dhe dua që tu fusin qytetarëve ankthin e t’ju kallin tmerrin. Rama shton ndër të tjera se Opozita ëndërron që vërtetë të ketë një shëndetësi të dalë jashtë kontrollit, teksa premton se ai vetë do të dëshmojë me pamje nga spitalet Covid se nuk është ashtu.

Duke rikujtuar videon e djeshme nga spitali Infektiv, Rama shkruan se përmes pamjeve të tjera, vetë qytetarët do të shohin se si është gjendja brenda atyre ambienteve.

“Shumë tërbim sot nga çeta e çakërdisur e opozitaristëve pa vizion, pa program, pa ide dhe as din e iman, me daljen para syve tuaj të pamjeve e të dëshmive nga brendia e spitaleve Covid 1 dhe 3!  Duan t’ju fusin ankthin, t’ju kallin tmerrin e t’ju mbushin me panik, për “spitalet në kolaps”, “të sëmurët që dergjen dyshemeve”, “situatën jashtë kontrollit” dhe ëndërrojnë që kështu të ndodhë vërtetë, të sëmureni sa më shumë, të vdesin sa më shumë njerëz, të bëhet qameti fare, sepse kjo është shpresa e tyre e fundit për t’u rikthyer në pushtet…Por siç e patë dhe siç do ta shihni edhe në pjesët e tjera EKSKLUZIVE me pamje e dëshmi, spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps, shtretërit e lirë nuk mungojnë, pacientët trajtohen me dinjitet, respekt, profesionalizëm, asnjë protokoll mjekësor anti-Covid që përdoret sot në Europë nuk mungon dhe shifrat e tregojnë qartë, që niveli i infektimeve e i humbjeve të jetëve s’është aspak ndryshe nga askund në Europë, ashtu sikundër tregojnë se niveli i shërueshmërisë në spitalet tona është i lartë, si kudo, pavarësisht fataliteteve që njësoj si në të gjithë botën fatkeqësisht nuk mungojnë. Kini besim, bëni durim, jini të kujdesshëm për veten e të dashurit tuaj, respektoni rregullat, mos bini pre e lajmeve të rreme, fabrikimeve politiko – mediatike dhe teorive të konspiracionit!  Kemi përpara edhe disa muaj të vështirë, por do t’ia dalim edhe kësaj lufte të egër dhe do të dalim më të fortë nga ky stërmundim i madh!”- shkruan Rama

Dje kryeministri publikoi një video nga spitali Infektiv ku tregonte për kushtet e mira brenda tij, me anë të shefes Najada Çomo. Kjo video hapi debat mes tij dhe Opiztës, ndërsa sot, Rama dhe Basha po replikojnë me njëri-tjetrin pas ‘lumit’ të akuzave për raportin e Dick Marty-t nga ana e kryeministrit drejt kryetarit të PD-së.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e rames per dick martyn edi rama akuzat e rames per dick martyn edi rama

Sondazh

Poll