Politike

Kreu i PD-së në Durrës ngre denoncimin, Ferdinand Xhaferraj: Ndihmat e Bashkisë nuk shkojnë për familjet në nevojë për

11 Nëntor 2020, 18:21 Nga DOSJA
Kreu i PD-së në Durrës ngre denoncimin, Ferdinand Xhaferraj:

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike në degën Durrës, Ferdinand Xhaferraj, ditën e sotme ka bërë një denoncim. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Xhaferraj thotë se ndihmat e Bashkisë nuk shkojnë për familjet në nevojë por sipas tij ato shkarkohen përpara shtëpive të militanteve. Krahas fotos ku shihet një kamion me ndihma kreu i PD-së në Durrës shkruan se dy punonjësit e Bashkisë, sipas tij Ilir Ngresi dhe Dhimitra Pema përvetësojnë ndihmat që mund plotësonin deri diku nevojat e familjeve. Po ashtu ai shton se për abuzimet që bëhen me ndihmat familjare PD-ja do të bëjë një kallzim penal

POSTIMI I PLOTË: 

Qytetarët informojnë me fotot e mëposhtme se ndihmat nuk shkojnë tek nevojtarët, por shkarkohen para shtëpisë së milatantëve të korruptuar që punojnë në Bashkinë Durrës.
Ilir Ngresi dhe Dhimitra Pema janë dy punonjës të tjerë të Bashkisë që përvetësojnë ndihmat që mund plotësonin deri diku nevojat e familjeve që janë në gjendje të mjerueshme. Kjo është administrata e Rames ne Durrës. Dega PD, Durrës do të depozitojë kallzim penal për abuzimin dhe fatkeqësinë e mëposhtme. Turp për këtë kategori zyrtarësh

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ferdinand xhaferraj ferdinand xhaferraj

Sondazh

Poll