Politike

Pse e braktise Bashën? Besart Kadia pasi u bë zv/ministër ekonomie: I uroj suksese, dua të kontriuboj në Shqipëri

11 Nëntor 2020, 16:27 Nga DOSJA
Pse e braktise Bashën? Besart Kadia pasi u bë zv/ministër

TIRANË– Besart Kadia, zv.ministri i sapoemëruar në Ministrinë e Ekonomisë ka treguar arsyet e tij që e shtynë të pranonte këtë post.

Përmes një prononcimi në për AbcNews, Kadia është shprehur se dëshira e tij është që të kontribuojë në Shqipëri. I pyetur për braktisjen e Partisë Demokratike dhe kreut të saj Lulzim Basha, që i dha hapësirë në atë parti, Kadia tha se i uron suksese.

“Ofertën e kreut të qeverisë e pranova, pasi qëllimi im është të kontribuoj për Shqipërinë. I uroj suksese Bashës,”– tha ai.

Ekonomisti Besart Kadia është emëruar zv.ministër i Ekonomisë dhe Financave. Emërimi i tij është surprizë pasi Kadia është pjesë e listës të Këshillit Kombëtar të PD dhe jepte kontributin e tij pranë Partisë Demokratike si ekspert ekonomie.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besart kadia besart kadia emerohet zv.minister besart kadia besart kadia emerohet zv.minister

Sondazh

Poll

Politike 11 Nëntor 2020, 12:43

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka vendosur të bashkëbisedojë me qytetarë të cilët e kanë kaluar virusin. Fjalën e mori një n...