Politike

“Nuk ke turp, shpif për të mbuluar skandalet”/ Rama-Bashës: Lulëzim unë nuk fshihem pas Komiteteve, “vrave” çunin

11 Nëntor 2020, 16:03 Nga DOSJA
“Nuk ke turp, shpif për të mbuluar skandalet”/

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha me ‘pezullimet’ që bëri vetë ky i fundit nga Partia Demokratike.

Pasi Basha i konsideroi shpifje akuzat për raportin e Dick Marty, dhe tha se Rama ishte personi i fundit që mund të bënte moral për patriotizëm, kryeministri shkruan se Basha fshihet pas komiteteve, siç bëri për të “vrarë” çunin e Fariut me patllaken Bujar Nishanit e Salianjin me thikën e Genc Rulit.

“Lulëzim unë nuk fshihem pas asnjë komiteti, po ty të kuptoj se ti i bën komitetet për t’u fshehur siç bëre komitetin për të “vrarë” çunin e Fariut me patllaken Bujar Nishanit e Salianjin me thikën e Genc Rulit! Dhe në fund vrave PD varrose Komitetin dhe hëngre shpullën e Saliut!”- shkruan Rama.

Debati për akuzat e raportit të Dick Marty janë rikthyer sërish. Lulzim Basha iu përgjigj sot me anë të një video-mesazhi teksa u shpreh se të gjitha janë shpifje për të mbuluar skandalet që po ndodhin në Shqipëri. Këtyre akuzave, Rama iu përgjigj me ‘pezullimet’ që bëri vetë ky i fundit nga Partia Demokratike. Kryeministri shkruan se Basha fshihet pas komiteteve, siç bëri për të “vrarë” çunin e Fariut me patllaken Bujar Nishanit e Salianjin me thikën e Genc Rulit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e rames per dick martyn edi rama lulzim basha akuzat e rames per dick martyn edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 11 Nëntor 2020, 12:43

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka vendosur të bashkëbisedojë me qytetarë të cilët e kanë kaluar virusin. Fjalën e mori një n...