Politike

Vihet në rrezik ngritja e BKH, vetëm 55 kandidatë kalojnë për intervistim

11 Nëntor 2020, 16:44 Nga DOSJA
Vihet në rrezik ngritja e BKH, vetëm 55 kandidatë kalojnë

TIRANË- Vetëm 55 nga 60 kandidatë kanë arritur të kualifikohen për të vazhduar më tej garën për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Lajmin e ka bërë vetë të ditur  BKH-ja ku njofton se nga testimi me shkrim të esesë janë skualifikuar 49 kandidatë. Po ashtu bëhet e ditur se  tashmë do të vijohet me fazën e intervists ku në intervistë do të shkojnë vetëm 55 kandidatë.

Njoftimi:

Komisioni i Përzgjedhjes ka përfunduar procesin e vlerësimit të “Testimit me shkrim të ESESE ” për të gjithë kandidatët (104 kandidatë) për pozicionin e punës ” Hetues ” në Byronë Kombëtare të Hetimit. Në përfundim të këtij procesi, kanë rezultuar të kualifikuar 55 kandidatë (Lista e vleresimit te KANDIDATEVE) të cilët do të vazhdojnë fazat e tjera të konkurimit dhe nuk janë kualifikuar 49 kandidatë për të cilët procesi i konkurimit ndërpritet në këtë fazë. Intervista”, e cila do të zhvillohet nga data 13.11.2020 deri me datë 21.11.2020.  Kandidatët të cilët janë kualifikuar (55 kandidatë ) do të vijojnë me fazën tjetër të konkurimit që është faza e  “Intervistës ” e cila do të zhvillohet nga data 13.11.2020 deri me datë 21.11.2020 në adresën:

Këshilli i Larte i Prokurorisë,

Rruga “Ana Komnena” ,

Godina “Poli i Drejtësisë”,

(Ish-fusha e Aviacionit)

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bkh bkh

Sondazh

Poll

Politike 11 Nëntor 2020, 12:43

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka vendosur të bashkëbisedojë me qytetarë të cilët e kanë kaluar virusin. Fjalën e mori një n...