Politike

“’Vrave Balliun’ dhe Salianjin”/ Bardhi i përgjigjet Ramës për përzgjedhjen e kandidatëve në PD: Ishe mirë tek pl

11 Nëntor 2020, 17:12 Nga DOSJA
“’Vrave Balliun’ dhe Salianjin”/ Bardhi i

TIRANË– Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike u është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama se me anë të ‘komiteteve’ që kanë ngritur kanë djegur aleatët e tyre, referuar ‘pezullimit’ të Ervin Salianjit dhe Klevis Balliut.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Bardhi këshillon Ramën që të mos merret me proceset e tyre të ndershme por me plehrat që është marrë deri më tani. Sipas Bardhit, shqiptarët janë mbingopur nga gënjeshtrat dhe batutat e kryeministrit dhe se ky i fundit nuk ka asnjë bilanc, ide apo zgjidhje për hallet e qytetarëve.

Mos harxho kohen me procesin transparent te perzgjedhjes se kandidateve, do të mbetesh vegël në dorën e krimit të organizuar. Vazhdo tek plehrat se je mirë. Mos harxho kohën kot me procesin transparent të përzgjedhjes së kandidatëve nga PD bashkë me qytetarët, sepse nuk të beson më askush për asgjë. Shqiptarët janë mbingopur nga gënjeshtrat dhe batutat e tua të lodhura. Ti dhe Qeveria jote e dështuar nuk ka asnjë lidhje me qytetarët. Prandaj nuk ke as bilanc, as ide, as zgjidhje për hallet e shtuara të qytetarëve. Ke qënë, je dhe do të mbetesh vegël në dorën e krimit të organizuar dhe Kryetar i denjë i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur,”- shkruan Bardhi.

Debati për akuzat e raportit të Dick Marty janë rikthyer sërish. Lulzim Basha iu përgjigj sot me anë të një video-mesazhi teksa u shpreh se të gjitha janë shpifje për të mbuluar skandalet që po ndodhin në Shqipëri. Këtyre akuzave, Rama iu përgjigj me ‘pezullimet’ që bëri vetë ky i fundit nga Partia Demokratike. Kryeministri shkruan se Basha fshihet pas komiteteve, siç bëri për të “vrarë” çunin e Fariut me patllaken Bujar Nishanit e Salianjin me thikën e Genc Rulit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e rames per dick martyn edi rama gazmend bardhi lulzim basha akuzat e rames per dick martyn edi rama gazmend bardhi lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 11 Nëntor 2020, 12:43

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka vendosur të bashkëbisedojë me qytetarë të cilët e kanë kaluar virusin. Fjalën e mori një n...