Politike

Basha me qytetarët që fituan betejën me COVID, rrëfimet e tyre: Tarifat na shkuan në miliona, s’na figuronin prindërit n

11 Nëntor 2020, 13:38 Nga DOSJA
Basha me qytetarët që fituan betejën me COVID, rrëfimet e

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi ditën e sotme një bashkëbisedim me disa qytetarë të cilët kanë kaluar COVID-19. Gjatë bisedës së tyre kreu i PD theksoi se qeveria ka dështuar dhe keqmenaxhuar pandeminë e koronavirusit.

Gjatë bisedës qytetarët i thanë kryetarit të PD se në shumicën e rasteve në mungesë të përgjigjes nga shteti, janë detyruar të gjejnë zgjidhje në spitalet private duke paguar shuma të papërballueshme nga familjet shqiptare.

Disa prej tyre rrëfyen se tarifa e mjekimeve i ka shkuar dhe në miliona lekë. Ajo që u prek më së shumti si çështje ishte fakti që prindërit e një qytetareje nuk kishin rezultuar si të infektuar në statistikat e ministrisë e marrë shkas nga kjo Basha deklaroi se Qeveria po fsheh të dhënat.

Sipas kryedemokratit, nga qeveria nuk po merren masat e duhura për menaxhim, nuk po shtohen spitalet rajonale, e se pacientët që janë të shtruar te Infektivi, Sanatoriumi apo ‘Shefqet Ndroqi’ janë të shumtë në numër në një dhomë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha me qytetaret qe kaluan covid lulzim basha me qytetaret qe kaluan covid

Sondazh

Poll

Politike 11 Nëntor 2020, 12:43

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka vendosur të bashkëbisedojë me qytetarë të cilët e kanë kaluar virusin. Fjalën e mori një n...