Politike

“Njeriu” i Bashës, Besart Kadia emërohet zv.ministër i Ekonomisë dhe Financave: Dua të kontribuoj në Shqipëri! PD: E

11 Nëntor 2020, 15:45 Nga DOSJA
“Njeriu” i Bashës, Besart Kadia emërohet zv.ministër

TIRANË- Ekonomisti Besart Kadia është emëruar zv.ministër i Ekonomisë dhe Financave. Emërimi i tij është surprizë pasi Kadia deri para një viti ka qenë pjesë e listës të Këshillit Kombëtar të PD dhe jepte kontributin e tij pranë Partisë Demokratike si ekspert ekonomie.

Përmes një prononcimi në për AbcNeës, Kadia është shprehur se dëshira e tij është që të kontribuojë në Shqipëri. I pyetur për braktisjen e Partisë Demokratike dhe kreut të saj Lulzim Basha, që i dha hapësirë në atë parti, Kadia tha se i uron suksese.

“Ofertën e kreut të qeverisë e pranova, pasi qëllimi im është të kontribuoj për Shqipërinë. I uroj suksese Bashës,”– tha ai.

Gjithashtu Kadia njihet si një prej ish-këshilltarëve të ekonomisë të kryedemokratit Lulzim Basha. Kadia është emëruar në postin e Belinda Ikonomi, e cila dha dorëheqjen nga porti më 21 tetor 2020 për arsye personale.

Përmes një reagimi zyrtar, PD-ja deklaroi se Kadia është shkarkuar nga strukturat e tyre që një vit më parë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besart kadia besart kadia emerohet zv.minister besart kadia besart kadia emerohet zv.minister

Sondazh

Poll

Politike 11 Nëntor 2020, 12:43

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka vendosur të bashkëbisedojë me qytetarë të cilët e kanë kaluar virusin. Fjalën e mori një n...