Politike

Gent Cakaj pret në takim Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri: Kur është pyetja për UÇK-në duhet të përg

11 Nëntor 2020, 18:03 Nga DOSJA
Gent Cakaj pret në takim Ambasadorin e Republikës së Kosovës

TIRANË– Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, i cili njëherësh është një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani. Mësohet në fokus të takimi ishin  zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rëndësia e patjetërsueshme e përpjekjes së përbashkët në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nëdërkohë Cakaj në një postim që ka bërë në rrjetet sociale shkruan se kur bëhet fjalë për UÇK-në, nuk duhet të përgjigjemi si dy shtete, por si një komb.

“Nder i veçantë takimi me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Nait Hasani. Biseduam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e patjetërsueshme të përpjekjes së përbashkët në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kur është në pyetje Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk duhet të përgjigjemi si shumë parti, as si dy shtete, por si një komb.“- shkruan Cakaj.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gnet cakaj nait hasani gnet cakaj nait hasani

Sondazh

Poll