Shërbime ‘ekstra’ për 5 mijë-30 mijë lekë/ Ofronte masazhe tailandeze, kjo është qendra që u kthye në vatër prosti
11 Nëntor 2020, 07:37Nga DOSJA
TIRANË– Menaxheri i një qendre masazhi në Tiranë është prangosur nga Policia e Shtetit pasi biznesin e tij e kishte kthyer në një “çerdhe prostitucioni”. Në prangat e Policisë ka rënë 35-vjeçari nga Tirana, i identifikuar si Fatjon Hyka, i cili rekrutonte femra nëpërmjet njoftimeve në gazetë me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte ato që të ofronin edhe shërbime seksuale ndaj klientëve.
Bëhet fjalë për qendrën “Delir”, e cila pretendon se ofronte shërbime masazhi suedez e tailandez, e vendosur në zonën e sheshit “Wilson” në kryeqytet.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pjesë e skemës ishin një grup vajzash, që pranonin të kryenin marrëdhënie seksuale me klientë shqiptarë, por shumica e tyre kanë qenë të huaj kundrejt pagesës. Vlera e pagesës që merrej nga klienti varionte nga 5 mijë deri në 30 mijë lekë të reja për çdo klientë, shifër e cila varej nga shërbimi që kërkonin.
35-vjeçarti Hyka akuzohet për veprën penale “Prostitucioni”, ndërsa nën hetim por në gjendje të lirë edhe 4 vajzat e punësuara në këtë qendër, të cilat kanë treguar me detaje procesin e tyre të punës.
Kjo nuk është hera e parë që zbulohet se një qendër masazhi është e kthyer në një vatër të nxehtë të shfrytëzimit të prostitucionit, pasi edhe më parë Policia e Shtetit ka ushtruar operacione të ngjashme.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- ‘Delir’ është qendra e masazhit, e cila ishte kthyer në një vatër prostucioni ku krahas shërbimeve të zakonshme, ku vajzat ofronin edhe shërbime e...
SHQIPËRI– 590 viktima, 12,718 të infektuar aktivë dhe 12,493 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e S...
TIRANË- 725 qytetarë janë ndëshkuar me gjobë gjatë 24 orëve për mosmbajtjen e maskave. Policia bën me dije se qytarët janë gjobitur me 30 mijë lekë të vje...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit është ndalur sot në Tiranë ku u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 6 të dënuarve për vjedhja me armë, k...
HIMARË-Policia e Shtetit ka bërë me dije se personi me iniciale Dh. G pas një konflikti me motive të dobëta ka goditur me armë të ftohtë (sharrë) personin ...
TIRANË- Policia ka bërë me dije se kanë arrestuar një person në flagranë për akuzën e kontrabandës me mallra të liçensuar. Personi i arrestuar është...
TIRANË– Në Durrës janë shtuar rastet me virus. Këtë herë në një shkollë të qytetit bregdetar janë testuar 21 nxënës për virusin ndërsa 11 prej tyre k...