Aktualitet

11 të vdekur dhe 502 të infektuar/ Bilanci i Zi në Shqipëri, shkon në 590 numri i jetëve të humbura, 12 mijë e 718 janë

11 Nëntor 2020, 15:31 Nga DOSJA
11 të vdekur dhe 502 të infektuar/ Bilanci i Zi në Shqipëri,

SHQIPËRI– 590 viktima, 12,718 të infektuar aktivë dhe 12,493 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit bëri me dije se 11 pacientë të tjerë kanë humbur jetën.

Një 43-vjeçar nga Gjirokastra, një 58-vjeçar nga Peqini, një 66 -vjeçar nga Pogradeci, një 48-vjeçar nga Fieri, një 68-vjeçar dhe një 78-vjeçar nga Berati, një 53-vjeçare dhe një 78-vjeçare nga Korça, një 70-vjeçare nga Elbasani, një 78-vjeçare, dhe një 85-vjeçar nga Tirana nuk i kanë mbijetuar dot infektimit me Covid-19, duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 590 në total.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,384 testime, prej të cilave 520 janë testime janë kryer për arsye depistimi dhe 507 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 295 raste në Tiranë, 45 në Durrës, 27 në Fier, 25 në Krujë, nga 19 raste në Elbasan, Berat, 16 në Librazhd, 12 në Vlorë, 11 në Pogradec, 10 në Korçë, 7 në Gjirokastër, 6 në Kavajë, nga 4 raste në Devoll, Has, 3 në Sarandë, nga 2 raste në Kukës, Përmet.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 363 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,493 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë. Ju rikujtojmë se duke filluar nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID. Do të kufizohet lëvizja e qytetarëve në të gjithë vendin nga ora 22:00 deri në 06:00 dhe në të njëjtin orar do të jenë të mbyllura baret, restorantet, lokalet përveç shërbimit delivery (shërbimi në banesë). Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (11 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore            507

Të shëruar ne 24 orë          140

Të shtruar në spitale           363

Humbje jete në 24 orë         11

Testime ditore               2384

Testime totale           146,188

Raste pozitive          25,801

Raste të shëruara        12,493

Raste Aktive             12,718

Humbje jete                590

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             6229

Durrës             1094

Fier                   971

Korçë              776

Shkodër            742

Elbasan             650

Lezhë                559

Vlorë             559

Berat             378

Kukës                 306

Gjirokastër        330

Dibër               124

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll