Aktualitet

E plagosin me sharrë në Himarë, dërgohet në spital 42-vjeçari

11 Nëntor 2020, 14:25 Nga DOSJA
E plagosin me sharrë në Himarë, dërgohet në spital

HIMARË-Policia e Shtetit ka bërë me dije se personi me iniciale Dh. G pas një konflikti me motive të dobëta ka goditur me armë të ftohtë (sharrë) personin me iniciale J. A.  Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Himarës. Nga goditja shtetasi J.V është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë.

Ai aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë që autori i ngjarjes është shoqëruar në ambientet policore për sqarim të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 11.11.2020, rreth orës 13:30, në urgjencën e Spitalit të Himarës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi J.A., 42 vjeç, banues në Himarë, pasi si pasojë e një konflikti të çastit , për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës(sharrë), nga shtetasi Dh.G.

Shtetasi J.A., aktualisht ndodhet në Spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale  mjetin prerës (sharrë).

Gjithashtu  ka shoqëruar në ambientet Policore shtetasin Dh. G., dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet goditje me arme te ftohta policia e shtetit goditje me arme te ftohta policia e shtetit

Sondazh

Poll