Aktualitet

Covid në Durrës/ Infektohen 11 nxënës dhe 23 mësues, shkollat qëndrojnë të hapura

11 Nëntor 2020, 13:51 Nga DOSJA
Covid në Durrës/ Infektohen 11 nxënës dhe 23 mësues,

TIRANË– Në Durrës janë shtuar rastet me virus. Këtë herë në një shkollë të qytetit bregdetar janë testuar 21 nxënës për virusin ndërsa 11 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Në mesin e tyre ka të infektuar dhe mësues.

Deri më tani janë testuar 58 mësues dhe 23 prej tyre rezultojnë pozitivë.

Burime, pranë  Zyrës Vendore të Arsimit, në Durrës, bëjnë me dije se janë marrë të gjitha masat për të mos krijuar problematika në rast të mungesës së mësuesve. Zëvendësimi i tyre do të bëhet në mënyrë të menjëhershme.

Në institucionet arsimore janë angazhuar 150 praktikantë, të cilët gjithashtu përfshihen në procesin mësimor duke bërë të mundur realizimin pa mangësi të orëve mësimore.

Deri më tani nuk është mbyllur asnjë shkollë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid në durrës rastet e reja me covid në durrës covid në durrës rastet e reja me covid në durrës

Sondazh

Poll