Aktualitet

OFL ndalet në Tiranë, në ‘listë’ 6 të dënuar për trafik droge dhe vjedhje me armë, mes tyre dhe një grua

11 Nëntor 2020, 15:01 Nga DOSJA
OFL ndalet në Tiranë, në ‘listë’ 6 të

TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit është ndalur sot në Tiranë ku u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 6 të dënuarve për vjedhja me armë, kultivim dhe trafikim bimësh narkotike. Në listën e OFL-së për sot janë: Redi Gora (Kromidha), Florjan Hasa, Ylli Hakballa, Altin Hoxha, Artur Konja, Rinaldo Xhemo (Filaj). Të gjithë kanë 48 orë kohë që t’u përgjigjen me shkrum të gjitha pyetjeve të OFL-së lidhur me pasurinë e tyre, përgjigje që më pas do t’i dërgohen SPAK-ut.

NJOFTIMI I POLICISË:

OFL, 11 nëntor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

R. G.(K.), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

F. H., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Y. H., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

A. H., banues në Tiranë, i dënuar në Gjermani për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

A. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

R. Xh.(F.), banues në Tiranë, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin hoxha artur konja florjan hasa ofl redi gora (kromidha) rinaldo xhemo (filaj) ylli hakballa altin hoxha artur konja florjan hasa ofl redi gora (kromidha) rinaldo xhemo (filaj) ylli hakballa

Sondazh

Poll