Aktualitet

Aksident në Korçë, përmbyset mjeti që transportonte emigrantë, po ndiqej nga policia

11 Nëntor 2020, 14:55 Nga DOSJA
Aksident në Korçë, përmbyset mjeti që transportonte

KORÇË– Një automjet që po transportonte katër sirianë, emigrantë të paligjshëm është përmbysur pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Korçë tek vendi i quajtur Çezmat e Senjishtit.

Automjet i llojit “Opel”, me targa “AA 571 dl”, po ndiqej nga Policia e Korçës pasi efektivët e kësaj të fundit, kishin kuptuar aktivitetin e dyshimtë që po zhvillonte. Për t’i shpëtuar policisë, mjeti rriti shpejtësinë dhe doli nga rruga duke u aksidentuar. 

Paraprakisht mësohet se nga ngjarja nuk ka persona të lënduar. Drejtuesi i mjetit dhe katër emigrantët e paligjshëm po shoqërohen drejt komisariatit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne korce korce permbyset makina me kater siriane aksident ne korce korce permbyset makina me kater siriane

Sondazh

Poll