Aktualitet

Policia në ‘aksion’, gjobit 725 qytetarë për mosmbajtje të maskës, 8 të tjerë shoqërohen në komisariat

11 Nëntor 2020, 14:57 Nga DOSJA
Policia në ‘aksion’, gjobit 725 qytetarë për

TIRANË-  725 qytetarë janë ndëshkuar me gjobë gjatë 24 orëve për mosmbajtjen e maskave. Policia bën me dije se qytarët janë gjobitur me 30 mijë lekë të vjetra ndërkohë mësohet se 8 të tjerë janë shoqëruar në ambientet e komisariatit pasi nuk paraqitën mjetin e identifikimit. Pas identifikimit të tyre u është vendosur masa administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia  Shtetit apelon që qytetarët të respektojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.


NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit

Ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 725 qytetarë që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 725 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse. Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll