Aktualitet

“Ka shufra në çantë”/ Po ikte me lingota floriri drejt Turqisë, kapet në Rinas 56-vjeçari

11 Nëntor 2020, 14:12 Nga DOSJA
“Ka shufra në çantë”/ Po ikte me lingota floriri

TIRANË- Policia ka bërë me dije se kanë arrestuar një person në flagranë për akuzën e kontrabandës me mallra të liçensuar. Personi i arrestuar është me iniciale A. Ll 56 vjeç. Sipas autoriteteve policore 56-vjeçarit i janë sekuestruar 4 kilogram dhe 660 gram i dyshuar si flori, i cili ishte pa dokumentacionin e duhur.

Sekuestrimi i mallit të paliçensuar si dhe arrestimi i personit në posedim të tij është pjesë e operacionit të Policisë Kufitare të Rinasit, “Lingota”. Sipas Policisë Kufitare personi arrestuar ishte nisur drejt Turqisë më floririn në një çantë. Materialet e sekuestruara i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

Njoftimi i Policisë:

Rinas
Finalizohet operacioni i koduar “Lingota”.
Operacioni i zhvilluar nga Policia Kufitare Rinas, pas një hetimi 2-mujor, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kontrabandës me mallra të licencuar.
Arrestohet në flagrancë një 56-vjeçar.
Sekuestrohet një sasi prej 4 kg e 660 gr e dyshuar si flori, pa dokumentacionin përkatës.
Policia Kufitare e Rinasit, në kuadër të Planit Operacional për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas një hetimi 2-mujor, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Lingota” si rezultat i të cilit, u godit një tjetër rast i tentativës së kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë dhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Ll., 56 vjeç, banues në Tiranë.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas do të transportonte nga Shqipëria drejt Turqisë, një sasi floriri të dyshuar kontrabandë, shërbimet e Komisariatit Rinas kanë koordinuar veprimet dhe kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin e dyshuar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën personale të shtetasit A.Ll, i cili do udhëtonte drejt Turqisë iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre lingota të dyshuara floriri, me peshë 4 kg e 660 gr, pa licencën përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni lingota policia e shtetit operacioni lingota policia e shtetit

Sondazh

Poll