Aktualitet

Plagosi me thikë në fytyrë kushëririn e tij, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

11 Nëntor 2020, 13:55 Nga DOSJA
Plagosi me thikë në fytyrë kushëririn e tij, arrestohet

TIRANË– Një 21 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka plagosur kushëririn e tij 25 vjeçar.

Ngjarja ka nisur pas një konflikti për motive të dobëta në një banesë të përbashkët që kishin të dy personat. XH.F ka plagosur me thikë në fytyrë, kushëririn e tij, shtetasin A. P. 25 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe.

Ky i fundit pasi mori mjekim në spital është larguar në banesë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë të ftohta (thika).

Njoftimi i policise:

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, falë reagimit të shpejtë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. F., 21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbrëmjen e datës 10.11.2020, gjatë një konflikti për motive të dobëta në një banesë të përbashkët në fshatin Pulaj, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër,  ka plagosur me thikë në fytyrë, kushëririn e tij, shtetasin A. P. 25 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe. Shtetasi A. P., pasi mori mjekim në spital është larguar në banesë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë të ftohta (thika). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 21 vjecare plagosi me thike ne fytyre kusheririn arrestohet 21 vjecare plagosi me thike ne fytyre kusheririn

Sondazh

Poll