Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim nga Italia, prangoset në Tiranë 49-vjeçari Dritan Beti, Ancona e dënoi me 8 vite burg

11 Nëntor 2020, 12:53 Nga DOSJA
Ishte shpallur në kërkim nga Italia, prangoset në Tiranë

TIRANË– Një 49-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi është shpallur në kërkim nga Italia për trafik të lëndeve narkotike. Dritan Beti, është dënuar nga Gjykata e Anconës me 8 vite burg. Ndërkohë është bërë e mundur dhe kapja e Fation Bushgjokaj, i cili është dënuar me 1 vit e 10 muaj burg pasi tentoi t’ju largohej forcave të Policisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar. Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 49-vjeçari i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike. Ndalohet dhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në rrugën “Shemsi Haka” u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Dritan Beti, 49 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vite burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit Nr. 5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Fation Bushgjokaj, 29 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit, 10 muaj e 23 ditë burgim. Ky shtetas, gjatë tentativës për t’iu larguar shërbimeve të Policisë me mjetin e tij, ka dëmtuar një mjet të ndaluar dhe portën e jashtme të një banese në afërsi të rrugës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan beti fation bushgjokaj dritan beti fation bushgjokaj

Sondazh

Poll