Sport

FOTO/ Emra të rinj dhe ndryshim skeme, Edy Reja eksperimenton në formacion përballë Kosovës

11 Nëntor 2020, 14:33 Nga DOSJA
FOTO/ Emra të rinj dhe ndryshim skeme, Edy Reja eksperimenton në

SHQIPËRI– Në orën 17:00 Shqipëria do të pres Kosovën në sfidën miqësore që do të luhet në “Elbasan Arena”. Sa i përket rreshtimeve në fushë, Edy Reja ka ndryshuar skemë nga 3-5-2 në 4-3-3,por edhe emra të rinj në formacion.

Në mbrojtje emrat janë Albi Doka, Erjon Hoxhallari e Ramen Çepele. Tre sulmues në repartin e avancuar me Myrto Uzuni, Bekim Balaj e Taulant Seferi. Sakaq, në radhët e Dardanëve gjithashtu ka ndryshime. Betim Fazliji debuton në mbrojtjen e Kosovës, ndërsa rikthehet titullar Bernard Berisha, teksa sulmin e udhëheq gjigandi Vedat Muriqi.

Kujtojmë se Kosova nuk do të ketë në stol Bernard Shaland për shkak se është infektuar me COVID, teksa ekipi do të drejtohet nga zv.trajneri Muharrem Sahiti.

Shqipëria: Berisha, Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari, Selahi, Laçi, Ramadani, Uzuni, Balaj, Seferi
Trajner: Edi Reja

Kosova: Muriç, Rrahmani, Fazliji, Hadërgjonaj, Aliti, Shala, Kryeziu, Celina, Berisha, Kastrati, Muriqi
Zv.trajner: Muharrem Sahiti

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edy reja kosove shqiperia edy reja kosove shqiperia

Sondazh

Poll