Sport

Ç’ka ky koronavirusi me vllazëroren Shqipëri-Kosovë? Ditën e sotme ka rezultuar një i infektuar

11 Nëntor 2020, 10:21 Nga DOSJA
Ç’ka ky koronavirusi me vllazëroren Shqipëri-Kosovë?

SHQIPËRI– Ditën e sotme në “Elbasan Arena” do të luhet takimi miqësor mes Shqipërisë dhe Kosovës në orën 17:00. Një lajm që vjen në orët e fundit është se trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjithsesi pozitiviteti i zvicerianit nuk rrezikon ndeshjen. Bashkë me teknikun zvicëran ka rezultuar pozitiv në tamponët e kryer të martën edhe një anëtar i stafit të Kosovës. Gjithsesi, lajmi pozitiv është se të gjithë lojtarët e Kosovës dhe anëtarët e tjerë të stafit.

Për Kosovën shqetësim përbën fakti se pas miqësores me Shqipërinë do të luajë edhe dy ndeshje të tjera të rëndësishme, atë me Slloveninë në transfertë dhe me Moldavinë në shtëpi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bernard challandes kosova shqiperia bernard challandes kosova shqiperia

Sondazh

Poll

Sport 10 Nëntor 2020, 16:33

Dy shqiptarë, për rolin e Ibrahimoviç

SUEDI – Nga viti i ardhshëm do të dalë në për kinematë botërore, filmi “Unë jam Zllatan”, një ekranizim i jetës dhe karrierës së futbollistit të Milanit, ...