Sport

Sheikët e Katarit s’ndalen, PSG e ka seriozisht për Cristiano Ronaldon: Juventus qëndron në pritje

11 Nëntor 2020, 10:38 Nga DOSJA
Sheikët e Katarit s’ndalen, PSG e ka seriozisht për Cristiano

PARIS-Fjalët e Leonardo-s, drejtorit sportiv të PSG, për Cristiano Ronaldon nuk janë të rastësishme. Në rrjetin e tij social, braziliani u dha disa përgjigje tifozëve ku kryefjala ishte sulmuesi portugez. Juventus, tani për tani, është i qetë, por drejtuesit e dinë saktësisht se çfarë ndodhi në vitin 2018 kur CR7 vendosi të largohej nga Real për t’u bashkuar në Torino, edhe në këtë rast fjalën e fundit do e thotë lojtari. “Zonja e Vjetër” synon ta respektojë kontratën, që do të skadojë në vitin 2022.

Paraqitjet aktuale të CR7 tregojnë se ai është ende sulmues vendimtar, një lojtar i aftë të bëjë gjithnjë diferencën. Një kampion aspak i prekur nga vitet që ka mbi supe. Megjithatë, ekziston edhe pesha e një page shumë të lartë (31 milionë euro në sezon), pa harruar që një largim i parakohshëm do të garantonte të ardhura të konsiderueshme për klubin e Juventusit.

Me pak fjalë, një vizion pragmatik i situatës nuk përjashton zhvillimet të reja në Torino. Nga ana tjetër, PSG, duke punuar për rinovime të rëndësishme, si me Mbappénë (por jo vetëm), sheh te Cristiano jo thjesht një imazh për sheikët nga Katari në pikëpamjen e Kupës së Botës. Ekziston bindja se CR7 mund të jetë së pari njeriu i duhur për të provuar përsëri sulmin në Champions League, trofe të cilin kampionët e Francës “e përkëdhelën” gushtin e kaluar.

Ronaldo shihet si i vetmi futbollist me emër i aftë të “lehtësojë” barrën e një largimi të mundshëm të Mbappèsë drejt Real Madridit. Kontaktet e para janë bërë tashmë, me agjentin Mendes dhe indirekt me vetë lojtarin, qasjet fillestare tipike për çdo njohje.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cristiano ronaldo psg cristiano ronaldo psg

Sondazh

Poll

Sport 10 Nëntor 2020, 16:33

Dy shqiptarë, për rolin e Ibrahimoviç

SUEDI – Nga viti i ardhshëm do të dalë në për kinematë botërore, filmi “Unë jam Zllatan”, një ekranizim i jetës dhe karrierës së futbollistit të Milanit, ...