Sport

Apeli rrëzon Napolin, 3-pikëshi i mbetet Juventusit

10 Nëntor 2020, 17:25 Nga DOSJA
Apeli rrëzon Napolin, 3-pikëshi i mbetet Juventusit

ROME – Komisioni i Apelit pranë Federatës Italiane të Futbollit ka rrëzuar kërkesën e Napolit për vendimin e marrë nga Komisioni i Disiplinës, për ndeshjen ndaj Juventusit, që do të luhej në stadiumin “Alianz” më 4 tetor dhe që iu dha bardhezinjve në tavolinë, 3-0.

“Ndryshe nga sa është kërkuar me këtë rekurs në Apel, nuk është gjetur asnjë shkelje, apo parregullsi që mund të ndryshojë këtë vendim.”

Kështu që Juventusi do të vazhdoj klasifikimin siç është me 3 pikët “e dhuruara” nga Napoli, që në fillimin e këtij sezoni, ndërkohë që futbollistët e Gatuzos humbën një shans për të arritur majën e tabelës me pikët që mund të merrnin nga ky takim.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 10 Nëntor 2020, 16:33

Dy shqiptarë, për rolin e Ibrahimoviç

SUEDI – Nga viti i ardhshëm do të dalë në për kinematë botërore, filmi “Unë jam Zllatan”, një ekranizim i jetës dhe karrierës së futbollistit të Milanit, ...