Sport

Trajneri i Kosovës Bernard Shaland, pozitiv me Covid-19!

11 Nëntor 2020, 10:38 Nga DOSJA

PRISHTINE – Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur, se trajneri zviceran Bernard Shaland, pas testimit për koronavirus, ka rezultuar pozitiv së bashku edhe një nga pjesëtarët e stafit teknik të “dardanëve”.

Menjëherë për ta janë marrë masat e nevojshme dhe ata janë izoluar, deri në testimin e radhës, përpara se Kasova të luajë ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë për Nations League.

Sot, në ndeshjen vëllazërore ndaj Shqipërisë, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, përfaqësuesen e Kosovës do ta drejtojë Muharrem Sahiti.

Gjithsesi shqetësimi në kampin kosovar ka pllakosur, pasi deri dje trajneri Bernard Shaland, jo vetëm ka stërvitur futbollistët kosovarë, por edhe ka dale në konferencën për shtyp përpara medias.

“Pas kryerjes së testit për COVID-19, përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes  dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitiv.

Ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë.

Kësisoj, ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti”,- shkruhet në njoftimin më të fundit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bernard shaland kosova nations league shqiperi-kosove vellazerorja bernard shaland kosova nations league shqiperi-kosove vellazerorja

Sondazh

Poll