Sport

Kobina: Jam i lirë, gjithçka është politike”

10 Nëntor 2020, 23:10 Nga DOSJA
Kobina: Jam i lirë, gjithçka është politike”

TIRANE – Paraditen e sotme u raportua se futbollisti i Tiranës, Uinfol Kobina, u dënua nga gjykata e Tiranës me 4 muaj burg, të konvertuara në 100 orë punë në komunitet, për shkak të falsifikimit të dokumentave.

Ndërkohë, në një reagim për mediat ganeze, me anë të një video, futbollisti Kobina, i ka cilësuar këto lajme të rreme. Sipas tij, ai është i lirë dhe gjithçka është politike. Anësori i bardhebluve, u bën thirrje mediave në Ganë, që të mos postojnë lajme, që sipas tij janë të pavërteta.

“Nuk do të bëj asgjë, as burg, as punë. Jam i lirë të bëj çfarë të dua, të dal, të shkoj ku të dua. Nuk ka të bëjë asgjë me mua, nuk ka lidhje me mua. Kjo bëhet, pasi kam marrë pasaportën.

E di që duhen pesë vite, por mua ma dhanë për dy se jam futbollist. Kjo situatë është sepse këtu do të ketë zgjedhje. Gjithçka është politike”, thuhet ndër të tjera në videon që Uinfol Kobina u ka dërguar mediave ganeze për ta publikuar.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport anesori i bardhebluve eshte politike jam i lire kobina tirana anesori i bardhebluve eshte politike jam i lire kobina tirana

Sondazh

Poll

Sport 10 Nëntor 2020, 16:33

Dy shqiptarë, për rolin e Ibrahimoviç

SUEDI – Nga viti i ardhshëm do të dalë në për kinematë botërore, filmi “Unë jam Zllatan”, një ekranizim i jetës dhe karrierës së futbollistit të Milanit, ...