Sport

Dorëhiqet presidenti i Federatës Angleze të Futbollit pas shprehjeve raciste

10 Nëntor 2020, 21:24 Nga DOSJA

ANGLI – Federata Angleze e Futbollit ka konfirmuar, se Greg Clark ka dhënë dorëheqjen me efekt të menjëhershëm nga roli i tij si president, pas përdorimit të disa fjalëve, të cilat u konsideruan fyese ndaj komuniteteve të ndryshme.

Duke folur në një Komitet Parlamentar të Mbretërisë së Bashkuar, Clarke përdori fjalën “me ngjyra” për të përshkruar futbollistët etnikë zezakë, aziatikë dhe të pakicave të tjera, raporton CNN.

Ai ishte kritikuar gjithashtu për komentet e tij në lidhje me njerëzit nga Azia e Jugut, lojtarët homoseksualë dhe futbollistet femra në të njëjtin takim.

“Fjalët e mia të papranueshme para Parlamentit ishin një dëm për lojën tonë dhe për ata që e shikojnë, luajnë, arbitrojnë dhe administrojnë atë. Kjo ka kristalizuar vendosmërinë time për të vazhduar më tej”, tha Clarke, 63-vjeçari, në një deklaratë.

“Jam thellësisht i pikëlluar që kam ofenduar ato komunitete të ndryshme në futboll, që unë dhe të tjerët kemi punuar kaq shumë për t’i përfshirë. Unë do të doja të falënderoja miqtë dhe kolegët e mi për mençurinë dhe këshillat që ata kanë ndarë gjatë viteve dhe heq dorë nga FA me efekt të menjëhershëm”.

Në një deklaratë, FA, organi drejtues i futbollit anglez, tha se Peter McCormick do të marrë përkohsisht drejtimin e Federatës.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 10 Nëntor 2020, 16:33

Dy shqiptarë, për rolin e Ibrahimoviç

SUEDI – Nga viti i ardhshëm do të dalë në për kinematë botërore, filmi “Unë jam Zllatan”, një ekranizim i jetës dhe karrierës së futbollistit të Milanit, ...