Sport

Thomas Strakosha me COVID-19? Prokuroria e Avellinos mohon çdo thashethem: Ja si qëndron e vërteta

11 Nëntor 2020, 10:08 Nga DOSJA
Thomas Strakosha me COVID-19? Prokuroria e Avellinos mohon çdo

ROMË-Prokuroria e Avelinos ka mohuar çdo thashethem që lidhet me tamponët e kryer në mesnatë për futbollistët e Lazios. Agjensia e lajmeve “Ansa” konfirmoi negativitetin e tamponëve për Immobilen dhe Lucas Leivan, ndërsa Thomas Strakosha, që ka humbur edhe grumbullimin me Shqipërinë, ka rezultuar pozitiv.

Në skuadrën bardhekaltër po mbizotëron kaosi, pasi fillimisht laboratori i kontraktuar nga UEFA i nxirrte pozitiv, ndërsa ai i kontraktuar nga klubi i nxirrte negativ. Megjithatë e vërteta është ndryshe, në mëngjes, Prokuroria njoftoi se ende nuk ka rezultate zyrtare mbi shtupat e ripërpunuara dhe as vlerësime jo zyrtare të testeve të kryera dje në spitalin Moscat.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport immobile lazio lucas leiva strakosha immobile lazio lucas leiva strakosha

Sondazh

Poll

Sport 10 Nëntor 2020, 16:33

Dy shqiptarë, për rolin e Ibrahimoviç

SUEDI – Nga viti i ardhshëm do të dalë në për kinematë botërore, filmi “Unë jam Zllatan”, një ekranizim i jetës dhe karrierës së futbollistit të Milanit, ...