Politike

‘Komiteti Teknik po vret shqiptarët’/ Kryemadhi nuk ndryshon mendim: Maska në rrugë nuk është e detyrueshme

11 Nëntor 2020, 08:54 Nga DOSJA
‘Komiteti Teknik po vret shqiptarët’/ Kryemadhi nuk ndryshon

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi vijon sërish me bindjen e saj se maska në rrugë nuk duhet të jetë e detyrueshme pasi nuk ka logjikë biologjike.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Tempora’, Kryemadhi u shpreh se shteti nuk duhet ta imponojë këtë gjë, pasi vetëm në institucione ose spitale duhet mbajtur maska, e jo në rrugë.

Më tej ajo deklaroi se ata që po vdesin shqiptarët janë anëtarët e Komitetit Teknik pasi sipas saj nuk janë profesionistë.

Maskë në rrugë nuk e ke të detyrueshme ta mbash se nuk ka logjikë biologjike. Edhe kinezët kur vinin në Evropë vinin me maskë. Shteti nuk duhet ta imponojë shtetin si një polici sanitare. Nëse duhet të imponosh mua mbajtjen e maskës, duhet argumentuar pse mbahet maska. Në ambientet spitalore ose në institucione duhet të futesh me maskë. Në vendet e tjera bëhet flas tamponi dhe jo me para. Janë edhe dezinfektimet që bën shteti falas. Italia e detyron maskën, por e detyron te cepi i pallatit. Unë nuk e besoj komitetin Teknik sepse nuk janë profesionalë. Janë ata që po vdesin shqiptarët në këtë pikë. Shqipëria ka për t’u rebeluar me 25 prill në kutitë e votimit.-u shpreh Kryetarja e LSI-së.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll