Aktualitet

Kosova do të mbyllet sërish! Hoti paralajmëron konferencë për shtyp, këto janë masat që pritet të prezantojë sot nga Q

11 Nëntor 2020, 08:54 Nga DOSJA
Kosova do të mbyllet sërish! Hoti paralajmëron konferencë

PRISHTINË– Kosova mund të mbyllet sërish pas shtimit rekord të rasteve me COVID 19 dhe të personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit. Kryeministri Avdullah Hoti do të bëjë me dije masat e reja në një konferencë për media. Sipas Gazetës Express, Ministria e Shëndetësisë do të ndërmarrë masa të reja kufizuese për qytetet varësisht numrit të rasteve pozitive që kanë që mund të variojnë deri në mbyllje total. Mendohet se qytetet do të ndahen në tri zona të rrezikshmërisë: zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë.

MASAT NË ZONAT E GJELBRA

Gazeta Express mëson se në komunat që renditen në zonën e gjelbër, me rrezik më të ulët të përhapjes së infeksionit, bizneset do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 19:00. Transporti publik në këto komuna do të lejohet të punojë deri në 50 për qind të kapaciteteve. Taksitë do të lejohen të punojnë me 1 pasagjer prapa, ndërkaq lejohen tre pasagjerë nëse ata janë anëtarë të një familjeje. Qendrat tregtare në këto komuna do të lejohen të punojnë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 7 të pasdites, ndërkaq edhe gastronomisë e hotelerisë i ndalohet puna pas orës 19:00, përveç shërbimit “merr me vete”.

MASAT NË ZONAT E VERDHA

Masa restriktive do të ketë edhe për komunat të cilat bëjnë pjesë në zonën e verdhë. Në këto komuna, bizneset do të lejohen të punojnë nga ora 06:00 deri në orën 18:00. Transporti publik do të lejohet të punojë deri në 50 për qind të kapaciteteve, derisa taksitë do të lejohen të punojnë me një pasagjer prapa, përveç në rastet kur janë anëtarë të një familjeje, lejohet të jenë deri në pesë pasagjerë. Qendrat tregtare në komunat që bëjnë pjesë në zonën e gjelbër do të lejohen të punojnë nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 6 të mbrëmjes, derisa edhe hotelerisë e gastronomisë i ndalohet veprimtaria pas orës 18:00.

MASAT NË ZONAT E KUQE

Komunat që janë në zonën e kuqe, në atë të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së koronavirusit do të kenë masa më të rrepta. Në ato komuna do të ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve përveç personelit shëndetësor, personelit të sigurisë, drejtësisë dhe studentëve. Hyrja do të ju lejohet edhe qytetarëve që kanë nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale të ushqimit dhe barnave për njerëz dhe kafshë. Gastronomisë do t’i ndalohet puna, përveç shërbimit “merr me vete”. Do të mbyllen edhe qendrat tregëtare. Puna do t’ju ndalohet edhe fitneseve e pishinave të mbyllura.

Nga raportimet e deri më tanishme komunat në zonën e kuqe kanë qenë: Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimja; në zonën e gjelbër kanë qenë: Prizreni, Dragashi, Klina, Istogu, Malisheva etj; ndërsa në zonën e verdhë kanë qenë: Ferizaj, Kamenica, Skenderaj, Vushtrria, Mitrovica, Drenasi, Mitrovica e Veriut, etj. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet avdullah hoti koronavirusi ne kosove avdullah hoti koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2020, 07:52

TIRANË– Pas infektimit me koronavirus, gazetari Marjon Gorica e dërgoi babanë e tij për trajtim më të specializuar në Turqi.Ajo që gazetari vuri re në spit...