Aktualitet

Lajm i hidhur! Ndërron jetë nga COVID mësuesi nga Fieri, Gramoz Abedinaj

11 Nëntor 2020, 07:32 Nga DOSJA
Lajm i hidhur! Ndërron jetë nga COVID mësuesi nga Fieri, Gramoz

TIRANË– Ditën e djeshme ka humbur jetën nga COVID, mësuesi Gramoz Abedinaj nga Fieri. 60 vjeçari mësohet se ka humbur jetën pas një beteje intensive me sëmundjen.

Lajmin e bëjnë të ditur miq e familjarë të tij të cilët i kanë kushtuar mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale.

Humbja e jetës së Gramoz Abedinajt e dërgon në 580 numrin e viktimave nga virusi në vendin tonë.

Gjatë ditës së djeshme, autoritetet shëndetësore raportuan për 8 viktima në 24 orët e fundit dhe 563 raste të reja më Covid-19. Ndërkohë që mëngjesin e sotëm u konfirmua se shtetasi që u hodh nga ballkoni i tretë nga infektivi ka ndërruar jetë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gramoz abedinaj humb jeten gramoz abedinaj humb jeten

Sondazh

Poll