Aktualitet

Zbardhen 10 vjedhje, në pranga 17-veçari i dënuar më parë, bashkëpuntorët e tij procedohen penalisht

11 Nëntor 2020, 08:04 Nga DOSJA
Zbardhen 10 vjedhje, në pranga 17-veçari i dënuar më

DURRËS– Policia e Durrësit ka zbardhur 10 vjedhje të cilat janë kryer nga një17-veçar i dënuar më parë për këtë vepër penale. Në pranga ra shtetasi K. M.,17 vjeç, ndërkohë që janë proceduar penalisht në gjendje të lirë (për shkak të moshës), shtetasit A. D., 18 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale  “Vjedhja” dhe O. M., 16 vjeç. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. N., 21 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Djemtë e rinj në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë dy muajve të fundit në banesat e disa shtetasve në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sende dhe materiale të ndryshme të vjedhura nga këta shtetas dhe vijon puna për gjetjen e provave të tjera.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhje të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, arrestuan shtetasin: K. M.,17 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Proceduan penalisht në gjendje të lirë (për shkak të moshës), shtetasit A. D., 18 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale  “Vjedhja” dhe O. M., 16 vjeç. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. N., 21 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Pas veprimeve hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë dy muajve të fundit në banesat e disa shtetasve, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku kanë vjedhur orendi të ndryshme shtëpiake. Gjithashtu dyshohet se kanë vjedhur në ambientet e dy shkollave në lagjen nr. 13, Durrës dhe një banke, sende dhe materiale të ndryshme, në mënyrë të përsëritur. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sende dhe materiale të ndryshme të vjedhura nga këta shtetas dhe vijon puna për gjetjen e provave të tjera. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 17 vjecari ne durres arrestohet hajduti arrestohet 17 vjecari ne durres arrestohet hajduti

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2020, 07:52

TIRANË– Pas infektimit me koronavirus, gazetari Marjon Gorica e dërgoi babanë e tij për trajtim më të specializuar në Turqi.Ajo që gazetari vuri re në spit...