Aktualitet

Ndalojnë mjetet te trau, plas sherri për parakalimin! 40-vjeçari nga Kosova plagos me thikë një person

11 Nëntor 2020, 08:43 Nga DOSJA
Ndalojnë mjetet te trau, plas sherri për parakalimin!

TIRANË–Një konfikt i çastit ka ndodhur në Doganën e Morinës ku një shqiptar i Kosovës është plagosur me thikë nga një 40 vjeçar po nga Kosova. Ata të dy kanë qenë duke udhëtuar me mjetet e tyre dhe nuk kanë lejuar njëri-tjetrin të kryenin manovrën e parakalimit.

Pas kësaj, 40 vjeçari ka ndaluar makinë afër një trau dhe ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin S. B., 43 vjeç, banues në Fushë-Kosovë, duke e lënë të plagosur.

Shtetasi S. B. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai u procedua në gjendje të lirë, pasi ka goditur me grushte shtetasin I. R., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vriste me mjet të mprehtë thikë një shtetas, pas një konflikti të çastit, vihet në pranga. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin I. R., 40 vjeç, banues në Podujevë, Kosovë. Në autostradën Milot-Morinë, shtetasi S. B. ka qenë duke udhëtuar me mjet dhe për shkak se shtetasi I. R. e ka penguar për të bërë manovrën e parakalimit, të dy kanë ndaluar mjetet te trau dhe pas konfliktit të çastit, shtetasi I. R. ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë thikë shtetasin S. B., 43 vjeç, banues në Fushë-Kosovë, duke e lenë të plagosur. Shtetasi S. B. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai u procedua në gjendje të lirë, pasi ka goditur me grushte shtetasin I. R., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, në ngarkim të shtetasit I. R., për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe në ngarkim të shtetasit S. B., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherr ne autostrade sherr ne autostrade

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2020, 07:52

TIRANË– Pas infektimit me koronavirus, gazetari Marjon Gorica e dërgoi babanë e tij për trajtim më të specializuar në Turqi.Ajo që gazetari vuri re në spit...