Aktualitet

VIDEO/ Sharra parë nga brenda, si po trajtohen mijëra tonelata mbetje të akumuluara ndër vite

11 Nëntor 2020, 08:45 Nga DOSJA
VIDEO/ Sharra parë nga brenda, si po trajtohen mijëra tonelata mbetje

TIRANË– Emisioni Top Story në Top Channel i transmetuar mbrëmjen e djeshme kishte hyrë në ambientet e Landfillit të Sharrës për të sjell prej andej se çfarë ndodh brenda këtij ambienti dhe si trajtohen tonelata mbetje të akumuluara ndër vite aty.
Në hyrje bie në sy sistemimi i hapësirave. Nën tokë, aty janë izoluar mijëra tonelata mbetje të grumbulluara ndër vite.

“Për të mundësuar kapjen e ujërave sipërfaqësore dhe lejimin e vijimit të dekompozimit të mbetjeve poshtë, zona e pajisur me sistem kapjes biogazit, procesi aerobik që ndodh nën këmbë, gazi kapet dhe cohet në impiant për djegien e biogazit dhe uljen e gazit metan në atmosphere” u shpreh Elton Bualli, drejtor I IEBV Sharrë.

Këto zona me mbetje të izoluara, do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm për matjen e parametrave të emëtimit të gazit metan që çlirohet. Ujrat e emëtuara në landfillin e kapsuluar dhe ato të reja, do të trajtohen në një impiant të posaçëm.

Aty janë kapsuluar qelizat e vjetra të mbetjeve. Drejt fundit është ndërtimi i 5 qelizave të reja pritëse, ose siç njihen ndryshe 5 landfilleve. Në fazë finale janë edhe impianti i trajtimit të ujrave si dhe impianti i diferencimit të mbetjeve për riciklim.

Ndërkohë brenda 3 vitesh, pritet të jetë në funksion të plotë impianti i djegies dhe i prodhimit të energjisë, që ndryshe quhet Incenerator.

Top Story shpjegoi fjalwn incenerator:Inceneratori është një impiant për prodhimin e energjisë elektrike përmes djegies së mbeturinave.

Përmes kaldajave moderne, sot mbetjet digjen në temperaturë 1 mijë gradë celcius. Në struktura pranë kaldajave, ndodhen sasi të mëdha uji që shndërrohen në avull. Ky avull, shkon drejt turbinave të cilat vihen në punë e prodhojnë energji. Procesi, shoqërohet me çlirimin e gazrave të dëmshëm që me teknologjitë e sotme, kontrollohen dhe trajtohen para se të emetohen në atmosferë. Në botë sot janë të instaluara afro 2500 impiante të tillë që djegin plot 368 milionë tonë mbetje në vit.

Mendohet që në vitin 2028, të jenë instaluar mbi 2700 inceneratorë me kapacitet trajtimi rreth 530 milionë ton mbetje brenda 1 viti kalendarik. Sot, vendet me standardet më të larta të jetesës si Danimarka, Suedia, Zvicra, Gjermania e të tjerë po i trajtojnë shumicën e mbetjeve për prodhim energjie elektrike.

Marre nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet top story top story

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2020, 07:52

TIRANË– Pas infektimit me koronavirus, gazetari Marjon Gorica e dërgoi babanë e tij për trajtim më të specializuar në Turqi.Ajo që gazetari vuri re në spit...