Aktualitet

Krahasimi/ Sa paguan Shqipëria dhe sa rajoni për trajtimin e mbetjeve!

11 Nëntor 2020, 08:37 Nga DOSJA
Krahasimi/ Sa paguan Shqipëria dhe sa rajoni për trajtimin e mbetjeve!

TIRANË– Një nga ankesat më të mëdha që ka opozita në lidhje me incerenatorin e Tiranës është çmimi për tonë i mbetjet. Gjatë viteve të operimit të konçesionarit, do të ketë një kosto pritëse prej 29 eurosh për ton. Brenda kësaj tarife përfshihet mbulimi i investimit 128 milionë euro, operimi dhe mirëmbajtja e impiantit që do ti dorëzohet bashkisë së Tiranës, pas 30 vitesh.

Mbrëmjen e djeshme emisioni Top Story në Top Channel i kushtohej kësaj teme dhe aty u bënë disa krahasime në lidhje se si janë çmimet në rajon për sa i përket trajtimit të mbetjeve krahasuar më Shqipërinë.

Ndërkohë shifrat në rajon janë disa fish me të larta.

“Në Itali teknikisht jemi në vlerat 65-70 Euro vetëm për mbulim kostosh por duhen konsideruar dhe të gjitha kostot e menaxhimit e të tjera pra, sinqerisht 29 Euro, e përsëris, qoftë kur e paguan privati qoftë kur e paguan qytetari, më duket me të vërtetë një çmim shumë i ulët” u shpreh Mateo Bruno, president i “Cooperativa Nuova San Michele” srl në Foggia të Italisë për Top Story.

”29 euro, është një çmim që në Itali nuk ekziston, nuk mund të ekzistojë sepse investimet që janë të nevojshme, kostot për menaxhimin, për kontrollin dhe për të lënë mënjanë shumat e nevojshme për fazën e post menaxhimit janë të tilla që këto vlera në Itali nuk ekzistojnë tashmë prej shumë -shumë vitesh” u shpreh Mario Ragaini, drejtor i “Sogenus SPA” në Ancona.

“Në Gjermani kosto për një ton të përpunuar shkon diku të 100 euro, në Belgjikë diku 70 euro” u shpreh profesori i ekonomisë Fatmir Guri.

Në fqinjin tonë jugor, në Greqi, që është pjesë e Bashkimit Evropian kostoja shkon në 53 euro për ton.

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbetjet ne shqiperi top story mbetjet ne shqiperi top story

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2020, 07:52

TIRANË– Pas infektimit me koronavirus, gazetari Marjon Gorica e dërgoi babanë e tij për trajtim më të specializuar në Turqi.Ajo që gazetari vuri re në spit...