Aktualitet

11 Nëntor 2020, 07:52 Nga DOSJA

TIRANË– Pas infektimit me koronavirus, gazetari Marjon Gorica e dërgoi babanë e tij për trajtim më të specializuar në Turqi.

Ajo që gazetari vuri re në spitale është neglizhenca dhe ndjekja e regjimeve që bëhet nga ana e pacientëve. Ata trajtohen në shtëpi dhe shkojnë në spitale në një gjendje shumë të rëndë. Kjo ishte problematika që ai vuri re dhe pas diskutimit me mjekët turq.

Realisht në vendin tonë ndodh shpesh herë një problematikë. Ne jemi stepur sa i përket ndjekjes spitalore dhe rëndom ka ndodhur që kemi diskutuar me njëri-tjetrin që të neglizhojmë regjime spitalore për persona që është e detyrueshme ndjekja e regjimeve. Këto gabime na sollën në këto situata që realisht nuk janë të mira për secilin nga ne. Para se të vija këtu, tim eti iu kërkua të ndiqte regjim spitalor, ashtu siç mund ti jetë kërkuar dhe shumë qytetarëve të tjerë. Për shkak të situatës në të cilën ndodhemi, u detyruam ta sillnim në një spital jashtë vendit. Por me sa kam kuptuar, edhe pas kontakteve me mjekë turq për gjendjen e tim eti më kanë thënë që problem më i madh i personave që kanë ardhur këtu është i atyre që janë kuruar në shtëpi, pra jo persona që kanë ndjekur regjime spitalore. Ky është një problem dhe do i thoja të gjithëve të mos neglizhojnë regjimin spitalor”, tha Gorica duke shtuar se të atin e takon vetëm një herënë ditë pasi atje është vendosur një orar zyrtar për të takuar pacientët me covid.

Gazetari tregoi se në Turqi mund të ndodhen 40-50 pacientë nga Kosova dhe Shqipëria, ndërsa zgjodhi të mos tregonte koston e kurimit në spitalet private në Turqi, por shtoi se varion dhe në bazë të ditëve që qëndron në spital.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gazetari marjon gorica kurimi i pacienteve me covid ne turqi gazetari marjon gorica kurimi i pacienteve me covid ne turqi

Sondazh

Poll