Aktualitet

VËZHGIMI/ Landfilli i Korçës dhe Bushatit jashtë kontrollit, mbetjet shkarkohen në vendgrumbullime të jashtëligjshme

11 Nëntor 2020, 08:22 Nga DOSJA
VËZHGIMI/ Landfilli i Korçës dhe Bushatit jashtë

TIRANË- Duket se situata me mbetjet në rrethet e Shqipërisë nuk është nën kontroll. Mbrëmjen e djeshme emisionin Top Story në Top Channel u shfaq me një dokumentar në lidhje me incerenatorët.

Në Top Story pamë se çfarë ndodh me landfillin e Bushatit dhe të Korçës dhe si menaxhohen mbetjet aty. Mësohet se Landilli i Bushatit ka një kapacitet total pritjeje prej 1 milionë tonësh dhe sot që flasim janë depozituar mbi 250 mijë ton. Tarifa është 1035 lekë për ton me TVSH. Jetëgjatësia e veprës është llogaritur për 20-25 vite.

Referuar dokumentit të planit kombëtar sektorial të menaxhimit të mbetjeve, shohim se ujërat e ndotur nuk trajtohen. Aty thuhet se shpesh uji kullues pompohet mbi mbetje. Por, në lejen mjedisore që kompania posedon, ndryshe nga sa konstatohet në planin kombëtar, thuhet se uji trajtohet përmes osmozës inverse, gjë e cila nuk është e vërtetë.
Po ashtu, nga kompania menaxhuese nuk është specifikuar asnjë substancë ndotëse por thjesht deklaron se monitorimi do të konsistojë në shkarkimet në ajër, ujë, tokë të ndonjërit prej ndotësve. Operatori deklaron se do të kryejë monitorimin e shkarkimit të ujërave çdo 3 muaj sipas detyrimit, por nuk gjenden të listuar parametrat e kërkuara.

Në raportin e vetëmonitorimit nuk gjenden të listuar parametrat e nivelit të metaleve në ujërat sipërfaqësorë që janë ndër ndotësit më të rrezikshëm. Një situatë e çuditshme me mbetjet shfaqet edhe në Korçë.

Edhe pse në fushën e vjetër të mbetjeve në periferi të Korçës lajmërohesh me anë të një tabele e cila paralajmëron se hedhja e mbetjeve është e ndaluar. Por, praktikisht, situata nuk është kështu. Mjet me logon e bashkisë së Korçës shfaqet teksa hedh mbeturina pikërisht në atë që me ligj është një fushë e mbyllur.

“Kjo eshte antiligjore, që dikush të shkojë në një vend ku nuk lejohet të hidhen mbeturina të shkojë të depozitojë mbetje,”-u shpreh ekspertja ligjore Ermira Koçu Deçka për Top Story.

Administratorja e landfillit të Maliqit, Vjollca Kostreci, që menaxhohet nga një kompani në pronësi të bashkive të qarkut u shpreh: “Nuk shkarkohen atje, atje nuk vete asnjë makinë, të gjtiha vijnë këtu. Atje është i rrethuar dhe asnjë makinë nuk shkon, nuk është e lejuar të hedhësh. Nuk di të shkarkohen atje.

(dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korce landilli i bushatit korce landilli i bushatit

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2020, 07:52

TIRANË– Pas infektimit me koronavirus, gazetari Marjon Gorica e dërgoi babanë e tij për trajtim më të specializuar në Turqi.Ajo që gazetari vuri re në spit...