Sport

Bushi: Nuk ankohem më, as do të qaj, por do të fitoj

10 Nëntor 2020, 16:54 Nga DOSJA

TIRANE – Trajneri i ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi dhe mesfushori Armando Dobra, kanë dalë ditën e sotme në një konferencë zyrtare për mediat, ku kanë folur për dy ndeshjet kundër Kosovës dhe Anglisë.

Trajneri Bushi u shpreh se ekipi është i fokusuar te ndeshja e parë kundër Kosovës. të cilën duan ta fitojnë, për të vijuar me fitoret e më pasme. Tekniku kuqezi i 21-vjeçarëve foli edhe për lojtarët e larguar në ekipin e parë, për furnizimin e “Shpresave” me lojtarët që luajnë në ekipin shqiptar të Laçit dhe komentoi batutën e trajnerit Reja..

Ndeshja me Anglinë dhe Kosovën?Unë mendoj që çdo stërvitje është vitrinë, për çdo futbollist që luan futboll. Sot në vitin 2020, nuk ka rëndësi është Anglia, është Kosova, janë stërvitje, unë mendoj që të bëhesh futbollist i madh, që të kesh ambicie të mëdha, duhet të japësh maksimumin në stërvitje, sepse nëse nuk jep maksimumin në stërvitje, nuk ke si jep maksimumin në ndeshje. Patjetër që ndeshja me Anglinë, do kishte çdokush qejf që të luante dhe e kanë radhën këta për të treguar se çfarë mund të bëjnë. Por gjithsesi ne jemi shumë të fokusuar te ndeshja me Kosovën, sepse Kosova pavarësisht që thamë se ne kemi ekip më kualitativ se ata, por edhe pavarësisht se janë me lojtarë të rinj si puna jonë, por janë lojtarë që kanë  minuta, vijnë nga kampionat që është shumë itersant si Kampionati i Kosovës dhe do jetë nje ndeshje e luftuar, nje ndeshje interesante”.

Batuta e Rejas? “Jo, ai e ka thënë për batutë, por gjithsesi është një nga ato batutat që i shkon trajnerit Reja. Pa tjetër që, unë jo se ankohem, pasi është kënaqësi kur lojtarët e U-21 shkojnë tek ekipi i parë, por gjithsesi mendoj që mos të ankohem më. Tani nuk do qaj, por do fitoj”.

Shqipëria U-21 do të luajë dy ndeshje në transfertë, ku ndeshjen e parë do ta zhvillojë në Prishtinë, kundër Kosovës më 13 nëntor dhe më pas do të udhëtojë drejt Anglisë, për sfidën që do të luajë më 17 nentor.

LISTA E LOJTAREVE TE GRUMBULLUAR

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 10 Nëntor 2020, 16:33

Dy shqiptarë, për rolin e Ibrahimoviç

SUEDI – Nga viti i ardhshëm do të dalë në për kinematë botërore, filmi “Unë jam Zllatan”, një ekranizim i jetës dhe karrierës së futbollistit të Milanit, ...