Sport

Dy shqiptarë, për rolin e Ibrahimoviç

10 Nëntor 2020, 16:33 Nga DOSJA

SUEDI – Nga viti i ardhshëm do të dalë në për kinematë botërore, filmi “Unë jam Zllatan”, një ekranizim i jetës dhe karrierës së futbollistit të Milanit, Zllatan Ibrahimoviç. Skenari është bazuar në librin me të njëjtin titull, i botuar kohë më parë dhe i shkruar nga David Lagercrantz.

Për të interpretuar rolin e Ibrahimoviç janë bërë audicione prej disa kohësh dhe personazhet e gjetur janë Dominik Bajraktari Anderson, me origjinë shqiptare dhe Granit Rushiti, gjithashtu me origjinë shqiptare, por edhe pjesë e kombëtares së Suedisë të moshave, ndërkohë që aktivizohet te Malmo.

Dominik Bajraktari do të luajë rolin për periudhën e jetës nga 7 në 13 vjeç, ndërsa Rushiti nga 17 deri në 23 vjeç.

Ibrahimoviç ka qenë gjithashtu shumë i përfshirë në këtë projekt, duke ofruar edhe konsulencë për çdo gjë që është shkruar në biografinë e tij nga Lagerkarnz.

“Ibrahimoviç është shumë, më shumë, se thjesht një futbollist, ai është një lider i lindur, një model dhe mbi të gjitha një kopje e paimitueshme. Një personazh i tillë nuk kishte se si të mos bëhej film,” – ka deklaruar skenaristi Andrea Occhipinti.

Xhirimet e filmit kanë filluar në Suedi tetorin e shkuar dhe do të përfundojnë këtë vit në Amsterdam, në qendrën e klubit të parë të madh të Zllatanit, Ajax. Ndërsa në kinema pritet që ky film të dalë në vjeshtën e viti të ardhshëm.

B.T (Dosja)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ibra milani suedezi-boshnjaku une ibra zlatan ibrahimovic ibra milani suedezi-boshnjaku une ibra zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll