Sport

Berisha dhe Reja, “zbulojnë“ padashje vendimet e brendshme

10 Nëntor 2020, 15:55 Nga DOSJA
Berisha dhe Reja, “zbulojnë“ padashje vendimet e brendshme

DURRES – Që nga largimi i Lorik Canës nga Kombëtarja, ka qenë në diskutim çështja e shiritit të kapitenit, edhe pse nuk është kthyer ndonjëherë në debat, apo prishjeje të ambientit. Por në konferencën e fundit për shtyp të trajnerit Reja dhe kapitenit Berisha, përpara ndeshjes me Kosovën, ka patur një diskutim mes dy protagonistëve në sy të mediave.

Siç dihet, shiritin e kapitenit e ka mbajtur Hysaj, por sot krah trajnerit u paraqit Etrit Berisha, i cili edhe vetë është befasuar nga kjo zgjedhje. Pa kuptuar, se mikrofonat ishin ndezur, portieri që aktivizohet me Spal, ka pyetur trajnerin, nëse e ka lajmëruar Hysajn për këtë zgjedhje.

Berisha: “Ke folur me Hysajn?”

Reja: “Si?”

Berisha: “Ke folur me Hysajn për çështjen e kapitenit?”

Reja: “I kam thënë gjithmonë se ti je kapiteni. Pse?”

Berisha: “Po, sepse… që ta dijë dhe ai… që të mos kemi pa qartësi… Flasim më vonë!”

Nuk dihet saktësisht përse Reja ka ndëshkuar Hysajn, por ekzistojnë dy hipoteza. E para, për kartonin e kuq që shkodrani mori në ndeshjen me Lituaninë, duke lënë ekipin me 10 lojtarë dhe e dyta, për shkak të prezencës së tij në fejesën e Roshit, që u bë një çështje në kombëtare.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll