Sport

Shalandes dhe Rrahmani: “Vëllazërorja? Në shërbim të kualifikueseve të Botërorit”

10 Nëntor 2020, 15:48 Nga DOSJA

DURRES – Kosova që tani ka nisur të mendojë për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022. Në funksion të fushatës së ardhshme eliminatore, trajneri i “dardanëve”, Bernard Shalandes, sheh edhe sfidat e nëntorit, vëllazëroren me Shqipërinë dhe dy sfidat e mbetura në Nations Legaue, përballë Sllovenisë në Lubjanë dhe përballë Moldavisë në Prishtinë.

Në konferencën për shtyp, para testit me kuqezinjtë, trajneri helvet i Kosovës deklaroi:

 “Ka kaluar një vit që s’kemi fituar, por nuk kemi zhvilluar ndeshje as në mars e aq në qershor. Ka ardhur më pas një periudhë që nuk ka qenë aspak e mirë për ne. Duhet ta kemi parasysh se vitin e kaluar jemi përballur me kundërshtarë si Anglia apo Çekia. Pastaj erdhën ndeshjet e Ligës së Kombeve, por është e qartë se ne e kishim përqendrimin tek sfida me Maqedoninë. Pas asaj ndeshjeje ishte e vështirë të reagonim. Tani jemi në një fazë tjetër, në grumbullimin e fundit për këtë vit. Kjo le të jetë si përgatitje për ndeshjet kualifikuese të Botërorit”.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kapiteni Amir Rrahmani, që fatkeqësisht mungoi në ndeshjen më të rëndësishme të Kosovës, ndaj Maqedonisë së Veriut, për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

“Jo vetëm dy ndeshjet me Slloveninë dhe Moldavinë, por edhe më Shqipërinë, do të jenë një mundësi që të përgatitemi sa më mirë për kualifikueset e Botërorit. Jemi në vazot që do të na bien kundërshtarë më të fortë.”

Pas vëllazërores së nesërmen me Shqipërinë, “dardanët” udhëtojnë drejt Ljubjanës për t’u përballur me Slloveninë, më 15 nëntor dhe tri ditë më vonë presin Moldavinë në Prishtinë.

B.T (Dosja)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport anglia çekia kosova moldavia rrahmani trajneri bernard shalandes trajneri helvet anglia çekia kosova moldavia rrahmani trajneri bernard shalandes trajneri helvet

Sondazh

Poll