Sport

Dopingu: CAS nuk fal, përjashton për 4 vite pilotin e MotoGP

10 Nëntor 2020, 16:09 Nga DOSJA
Dopingu: CAS nuk fal, përjashton për 4 vite pilotin e MotoGP

ZVICER – Piloti italian i Moto GP-së, Andrea Ianone është përjashtuar për 4 vite nga të gjitha garat e motoçiklizmit, pasi u gjet fajtor për përdorim dopingu. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS)  të Lozanës pranoi kërkesën e Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut  (WADA), që piloti i skuderisë “Aprilla” të dënohej me 4 vite përjashtim nga garat.

31-vjeçari ishte dënuar në prill të vitit të kaluar me 18 muaj përjashtim për të njëjtën çështje, por vendosi të apelonte dënimin në CAS. Por trupa gjykuese në Lozanë miratoi kërkesën e WADA-s dhe la në fuqi vendimin, që Ianone të përjashtohej për 4 vite.

Gjatë analizave, atij iu gjetën drostanolon, por avokatët e tij në CAS pretenduan se piloti Ianone e kishte marrë atë për të luftuar ushqimin e kontaminuar.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport andrea ianone cas gjykata ne lozane moto gp motociklisti andrea ianone cas gjykata ne lozane moto gp motociklisti

Sondazh

Poll