Politike

Rama nxjerr pamje nga ‘vija e zjarrit’, pacientët në intubim dhe mjekët që u qëndrojnë mbi kokë, Çomo: Nuk ndodh që

10 Nëntor 2020, 15:03 Nga DOSJA
Rama nxjerr pamje nga ‘vija e zjarrit’, pacientët në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, ashtu siç e paralajmëroi një ditë më parë ka publikuar pamje nga ‘vija e zjarrit’ në spitalet Covid. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Rama ka nxjerrë pamje ku pacientët shihen në intubim, të shtrirë në shtretërit e spitaleve për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Përapara gazetarit të ERTV, Najada Çomo tregon edhe disponibilitetin e mjekëve për të pritur pacientët me Covid-19 që kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Ajo u shpreh se pacienti pritet fillimisht dhe i bëhet një shikim paraprak të gjendjes për ta parë se çfarë ndihme mjekësore ka të nevojshme, nëse duhet të shtrohet dhe në cilin spital. 

Që nga fillimi i marsit që u identifikuar rasti i parë në Shqipëri, protokolli ka përparuar. Ne kemi marrë nga protokollet e vendeve që e morën më herët virusin dhe këmi përshtatur më të mirin, bashkë me barnat që na duhen. Protokolli përmban shumë elementë, siç është dhënia e antibiotikëve dhe e barnave virale. Çdo e dhënë e re që ka dalë ne e kemi përshtatur më së miri. Përsa i përket përdorimit të Remdesivirit, këtë e aplikojmë tek ata pacientë që kanë nevoja klinike. Është një bar që përdoret vetëm në kushte spitalore, që janë të rënduar nga ana mjekësore. Edhe plazma imune kështu përdoret, tek ata pacientë që kanë kriterë për t’ua ofruar. Ka edhe të tjera barna që i përdorim tek pacientët tanë,“- thotë ajo.

Më pas flet një pacient.

“Kam disa ditë që jam sëmurë. Kam pasurkollë dhe pak marrje frymë,”- thotë ai.

“Fshati që duket nuk do kallauz, unë e provova vetë. Shërbimi dhe mjekimi është i mrekullueshëm, ajo që më bëri përshtypje ishte dhe shërbimi psikologjik. Politika të mos fundosë shpresën,”- thotë një tjetër.

Vlera më e madhe që ka ky spital, janë njerëzit mjekt dhe jashtëzakonisht të përkushtuar,“- tha një tjetër.

E pyetur në lidhje me kapacitetet e Infektivit, Çomo tha se ai spital ka gjithsej 120 shtretër. Ajo shtoi se këto kapacitete nuk janë ezauruar, por në dispozicion është vënë Covid-3 ku kalojnë pacientët e përmirësuar. 

“Tek Covid-3 kalojmë ata pacientë që përmirësohen. Në mënyrë absolute kemi kapacitete për ti pritur ata persona që kanë nevojë. Ardhja e një ambulance shoqërohet me një pacient të sjellë. Ne lajmëroi nga Qendra Kombëtare e Urgjencave për ardhjen e pacientëve. Me ardhjen e pacientëve ne bëjmë një kombinim të gjërave, bëhet një triazh siç thuhet dhe në gjuhën mjekësore, për ta parë nëse ka kritere për tu shtruar apo jo. Kjo nuk bëhet sepse nuk ka shtretër, por ndonjëherë pacienti nuk ka kritere për të hyrë brenda. Edhe auto-ambulancat që shikoni jashtë Infektivit, janë aty gati për të marrë pacientët që dalin nga spitali dhe e dërgojnë në vendin ku banojnë. Kështu që auto-ambulancat janë aty për t’i pritur ata brenda. Ambulancat nuk janë aty për të mbajtur disa orë pacientët, nuk ndodh kjo gjë që një pacinet të presë me orë të tëra në ambulancë. ”- tha Çomo.

Një tjetër infermiere, vetëm 22 vjeçe tregon si iu bashkua luftës ndaj Covid-19.

Aplikova në platformën ‘infermierë për Shqipërinë’. Jam vetëm 22 vjeç dhe jamë shumë krenare për veten, kam në duar jetë njerëzish,”- thotë vajza në fjalë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kornavirusi ne shqiperi najada çomo spitali i infektivit viktimat e koronavirusit ne shqiperi kornavirusi ne shqiperi najada çomo spitali i infektivit viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll