Politike

Rikthehet kontrolli policor, nga nesër pas orës 22:00 kush nuk bindet ndëshkohet me gjobë e burg deri në 8 vite. Manastirli

10 Nëntor 2020, 13:47 Nga DOSJA
Rikthehet kontrolli policor, nga nesër pas orës 22:00 kush nuk bindet

TIRANË– Shqipëria i është rikthyer kontrollit policor. Nga nesër, pas orës 22:00-06:00, deri në datën 2 dhjetor, kushdo që do të lëvizë nga shtëpia, do të duhet të ketë një autorizim të posaçëm që mund ta marrë në portalin e-albania. Këtë autorizim, mund ta tërheqin të gjithë ata që kanë arsye pune, pasi janë me turne dhe çështje të domosdoshme apo shëndetësore.

Kështu deklaroi sot Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një konferencë për gazetarët. Ministrja ka nxjerrë edhe urdhrat që zyrtariziojnë futjen e vendit në karantinë të pjesshme për tre javë rresht.

Edhe bizneset e llojit bare apo restorante, pas orës 22:00 do të duhet të mbyllin dyert deri në orën 06:00 për çdo ditë, deri më dy dhjetor. Kush nuk bindet, penalizohet. E pyetur në lidhje me masat ndëshkuese që do të merren pë rata që nuk i binden karantinës, Manastirliu tha se do të jetë në fuqi akti normative i datës 25 mars.

Por cilat janë ndëshkimet sipas këtij akti normatitv?

Manastirliu shtoi gjithashtu se ajo që i çoi drejt marrjes së këtyre masave ishte fakti që mbajtja e maskave dhe distance sociale nuk u zbatuan plotësisht nga qytetarët. Referuar vetëvrasjeve në spitale Covid dhe tentativës së vetëvrasjes që ndodhi sot, ministrja Manastirliu shtoi gjithashtu se në të gjitha spitalet ka psikologë. Ajo shtoi se janë marrë të gjitha masat e duhura në përputhje me protokollin. E pyetur në lidhje me mungesën e komunikimit mes të infektuarve dhe familjarëve të tyre, Manastirliu deklaroi se në sopitale ka koordinatorë që mundësojnë komunikimin mes mjekut që po trajton të sëmurin dhe familjarëve të tij. Në dispozicion të familjarëve të pacientëve janë vënë edhe numra telefoni. Manastirliu shtoi gjithashtu se grupmoshat që janë më të prekuar ndaj virusit janë 25-45 vjeç dhe pikërisht persona të kësaj grupmoshe duhet të kenë kujdes, pasi po përhapin pandeminë.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu konference per mediat ogerta manastirliu konference per mediat

Sondazh

Poll