Politike

‘Unë jam Kadri Veseli’/ Ish-kryeparlamentari i Kosovës del para “Speciales”: Kam lindur në Mitrovicë

10 Nëntor 2020, 14:24 Nga DOSJA
‘Unë jam Kadri Veseli’/ Ish-kryeparlamentari i Kosovës del

HOLANDË– Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka dalë para Gjykatës Speciale në Hagë, ku edhe ka bërë me dije gjeneralitetet e tij. Më pas, ai ka konfirmuar edhe njohurinë mbi gjuhën shqipe, pjesë e procedurave të seancës gjyqësore.

Gjyqtari: Zoti Veseli ngrihuni në këmbë.

Kadri Veseli: Unë jam Kadri Veseli. Kam lindur 31 maj në Mitrovicë, shteti i Kosovës.

Gjyqtari: E ndiqni procedurën në një gjuhë që e kuptoni? Konfirmoni se e kuptoni dhe e flisni gjyhën shqipe?

Kadri Veseli: Po, zoti gjykatës.

katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kadri veseli koosva ne hage kadri veseli koosva ne hage

Sondazh

Poll