Politike

3 javë karantinë! Ata që nuk zbatojnë masat? Manastirliu: Do jenë të njëjtat si të datës 15 mars

10 Nëntor 2020, 14:04 Nga DOSJA
3 javë karantinë! Ata që nuk zbatojnë masat? Manastirliu: Do

TIRANË– Përballë gazetarëve ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ndal dhe tek masat që do të merren nga dita e nesërme e deri më 2 dhjetor. Ajo sqaroi se masat do të jenë të njëjta ashtu sikurse kanë qënë me 15 mars.

Manastirliu ripërsëriti dhe një herë masat që do të hyjnë në fuqi ditën e nesërme, baret dhe restorantet do të mbyllen, ai delivery do të jetë hapur. Administrata do të punojë online, kjo sipas shërbimit që ofrojnë.

Më tej ajo sqaroi se 3 javë do të qëndrojmë në karantinë mirëpo do të bëhet rivlerësimi i situatës disa herë për të parë nëse gjendja në vend po përmirësohet ose jo.

Nga nesër do të ketë kufizim të bareve dhe restoranteve, përveç shërbimit delivery. Një vendim tjetër që është më afër dhe do të merret nga VKM, administrata që do të punojë online, sipas shërbimit. Do të ketë një rekordim sipas sektorëve. Është padyshim e rëndësishme që të kemi vendosmëri dhe kurajo për ta përballur së bashku dhe për ta kaluar këtë moment të vështirë të një epidemie që ka prekur gjithë botën. Ne jemi në krye të detyrës, të përkushtuar ndaj çdo qytetari që sot më shumë se kurrë duhet që të zbatojë rregullat e thjeshta dhe së bashku të vendosemi në një front. Ta bëjmë për veten tonë, për familjarët, mjekët dhe infermierët. Sistemi ka qënë dhe do të jetë i përgatitur. Nëse kemi diçka në dorë duhet ta bëjmë..duhet që të minimiojmë virusin. Do të rivlerësohen masat mbi një bazë disa javore. Janë planifikuar që të qëndrojnë 3 javë në fuqi Për çështjen e ritestimeve, një udhëzim për mjekun e familjes që do të japë vërtetime që pacientët e kanë kaluar fazën e karantinimit. Do të jetë mjeku i familjes ai që do të relatojë për këtë aspejt të problematikës që po parashtroni. Sa i përket zbatimit të masave, do të jenë në fuqi të njëjtat masa si në datën 15 mars.’– u shpreh ministrja.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu 10 nentor 2020 ogerta manastirliu 10 nentor 2020

Sondazh

Poll