Politike

Gjermania dhuron 22 automjete për Policinë Kufitare shqiptare, Lleshaj: I kanë evidentuar mirë nevojat tona

10 Nëntor 2020, 13:09 Nga DOSJA
Gjermania dhuron 22 automjete për Policinë Kufitare shqiptare,

TIRANË– Policia Federale Gjermane i ka dhuruar 22 automjete të reja Policisë Shqiptare, duke e çuar në 90 totalin e mjeteve të marra gjatë viteve të fundit. Bashkë me mjetet, janë dhuruar edhe pajisje teknologjike e radio ndërlidhëse.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka mbajtur një fjalë të shkurtër para të pranishmëve, duke falenderuar aleatët për donacionin, ndërsa shton se gjithçka e dhuruar do të përdoret nga Policia Kufitare. 

“Policia gjermane i ka identifikuar mirë nevojat tona. Mjetet që pranogen sot, i dedikohen Policisë Kufitare që po njeh fuqizim të mëtejshëm. Edhe në 2020 flusket migratore janë rritur por edhe përpjekja jonë për ta kontrolluar kufirin. Nuk e kontrollojmë vetëm por bashkë me FRONTEX. Mbetet që Policia të rrisë kontrollin dhe të frenojë migracionin e paligjshëm. Ne do ta vazhdojmë më tej bashkpunimin. Duhet ta konsiderojmë fat mundësinë që kemi për të bashkëpunuar me ta,”-u shpreh Lleshaj.

Të pranishëm gjithashtu në ceremoninë e dorëzimit të tyre, organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ishte edhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, drejtues të lartë të PSH dhe efektivë të Policisë Kufitare.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjermania i dhuron makina policise sander lleshaj gjermania i dhuron makina policise sander lleshaj

Sondazh

Poll