Politike

Masat kufizuese, Manastirliu: Ata që duhet të lëvizin të kenë autorizim, masat të vlefshme deri me 2 dhjetor

10 Nëntor 2020, 13:55 Nga DOSJA
Masat kufizuese, Manastirliu: Ata që duhet të lëvizin të

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një deklaratë për mediat në lidhje me masat që do merren nga dita e nesërme deklaroi se këto kufizime do të jenë në fuqi deri me 2 dhjetor.

Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se grupmoshat që janë më të prekuar ndaj virusit janë 25 dhe 45 vjeç.

Sot dalin dhe dy urdhërat për këto masa. Në sqarim të qytetarëve që pyesin, ka nga ata që priren të bëjnë humor me virusin. Pse ora 22:00? Ne kemi disa grupe ekspertësh kemi shumë ekipe, mjekët dhe infermierët janë hallka e fundit pritëse. Nga të dhënat e situatës, grupmosha që ka pësuar rritje të infektimeve është 25-45 vjeç me efekte dhe tek grupmoshat e tjera. Në mjediset e mbyllura ulet vigjilenca. Maska nuk mbahet maska në ambiente të brendshme, nuk respektohen rregullat që kemi vendosur. Ia çojmë në shtëpi gjyshërve. Zbatueshmëria e rregullave nuk ka qënë 100%. Kjo ndodh kudo, nuk po fajësojmë askënd. As në Shqipëri dhe as në ndonjë vend të botës nuk kanë luksin që të mbyllen menjëherë por i kanë marrë masat gradualisht. Nesër pas orës 10 të natës deri në 6 të mëngjesit deri në 2 dhjetor. Ata që duhet të lëvizin mund të paraqiten me autorizim nga e-Albania.- u shpreh ministrja.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu 10 nentor 2020 ogerta manastirliu 10 nentor 2020

Sondazh

Poll