Politike

Situata me COVID në vend, ministrja Manastirliu: Rruga e duhur është bashkëpunimi

10 Nëntor 2020, 13:43 Nga DOSJA
Situata me COVID në vend, ministrja Manastirliu: Rruga e duhur

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për mediat tha se shërbimi mjekësor po i jepet çdo personi që po përballet me virusin.

Manastirliu bëri një paraqitje të gjendjes që po ndodh në botë duke thënë se në Poloni, Ceki ka mbingarkesë në spitale e se gjëja e vetme që duhet bërë është bashkëpunimi për hir të shëndetit.

Mjekët e familjes janë të gjithë të angazhuar me udhëzues dhe protokolle të përcaktuara dhe kanë ndjekur mbi 15 mijë pacientë, shtoi më tej ministrja.

‘Situata e epidemisë në vend dhe masat anti-COVID, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në komunikim me gazetarët: Nuk ka munguar shërbimi shëndetësor. Shërbimin mjekësor e kanë marrë dhe do të vazhdojnë të marrin nga mjekët që janë në front të luftës me një armik të padukshëm. Kam një lutje për ju që të bëheni bashkëpunëtorë që ta përballojmë këtë situatë të pazakontë duke mbështetur armatën e mjekëve dhe infermierëve. E di shumë mirë sakrificën tuaj. Nuk do të doja që ta nxirrja kurrë por kujt i shërben shtremërimi i realitetit, por nuk është ashtu siç e bën opozita. Sot raportohet se në vende si Polonia, Çekia ka mbingarkesë, po a ka konferenca shtyp që u bëjnë thirrje qytetarvëe që të mos besojnë? Në situata si kjo e pandemisë rruga e duhur është bashkëpunimi për hir të shëndetit dhe jo shfytëzimi. Ndërkohë që puna jonë nuk ka ndalur në asnjë moment dhe jemi përgatitur për të përballuar vjeshtë-dimër në pritje të numrit të rritjes së rasteve. Kemi vijuar rritjen e kapaciteteve dhe kemi gati edhe spitalet rajonale sipas skenarëve. Mjekët e familjes janë të gjithë të angazhuar me udhëzues dhe protokolle të përcaktuara dhe kanë ndjekur mbi 15 mijë pacientë.’- u shpreh ministrja.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu 10 nentor 2020 ogerta manastirliu 10 nentor 2020

Sondazh

Poll